Qilimpunuesja e rrjeteve sociale

0

Prej 25 vitesh në treg Zana Hoxha është një qilim punuese, zanat të cilin e ka të trashëguar nga nëna e saj Mila Musaj.

Art ky që është trashëguar prej disa brezash dhe sot arrin t’i mbijetojë tregut dhe traditave të reja. Porositë për qilima vijnë kryesisht nga rrjetet sociale nga ku edhe zonja në fjalë prezanton çdo ditë punën e saj tradicionale.

Për zonjën Zana ky art është një pasion që vazhdon të mbetet po i njëjti ndër vite e pa iu mërzitur ndonjëherë.

Theksojmë që punimet artizanale dhe tradicionale sa po fillojnë e po zbehen dita-ditës. Risitë e reja të teknologjisë kanë lënë në harresë mjaft tradita të vendit e jo vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu