Rikthehet Rally Albania në edicionin e 19-të, garues të huaj dhe vendas testohen në terrenin shqiptar

0

 

“Zotët” e maleve dhe baltës rikthehen këtë vit në edicionin e 19 për të përshkruar përsëri terrenin e vështirë të kodrave, maleve, shtigjeve dhe fshatrave shqiptarë.

Rally Albania sjell mbi 250 pilotë nga vende të ndryshme të botës të cilët do të jenë pjesë e kësaj gare emocionuese, e cila jo vetëm sjell entuziazëm por edhe zhvillim ekonomik për zonat ku kalon

Përshkrohen mbi 500 fshatra shqiptarë dhe janë me dhjetra vendet turistike të cilat do të promovohen me anë të këtij aktiviteti, i cili përtej garës synon dhe promovimin e Shqipërisë.

Gara nis në datën 9 Qershor nga kryeqyteti, për të vijuar me pas drejt Qeparosë, Korçës, Shingjinit dhe për t’u mbyllur në datën 15 Qershor në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu