Rama: Erdha nga emigracioni se Shqipëria mund të bëhet, më besoni mua

0

Të dielën, kryeministri Edi Rama ua kushtoi të rinjve në Tiranë ku zhvilloi një takim elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë që ka objektiv një mandat të tretë radhazi u kërkoi të rinjve që t’i besojnë PS-së për të mos ndaluar, sipas tij në mes reformat e ndërmarra.

Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet. Dhe nëse ky vend nuk është bërë dhe nëse në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse kjo ka ardhur se ajo shumicë njerëzish që besojnë te puna, vetja dhe guximi i tyre i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ata.

Unë kam hyrë në këtë rrugë, pasi nuk doja që fatin tim t’jua delegoja të tjerëve. Mos u lodhni, mos u dorëzoni, ngjitja në majë është e vështirë. Kjo botë është e atyre që nuk ndalen, që nuk pushojnë” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu