Rama flet pasi votoi në Surrel: “Sot është një diell fantastik,të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative”

0

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama për të votuar në qendrën e votimit në Surrel. Rama është shfaqur në qendrën e votimit, në shkelje të pastër të ligjit zgjedhor, pasi mban kapelen ne numrin 12 dhe një maskë me simbolin e PS-së, trëndafilin e tij.

Teksa foli pas votimit, Rama tha se sot është një ditë me diell fantastik dhe askush nuk duhet të ushqejë ndjenja negative.

Rama flet pas votimit: Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative, dhe secili me votën e tij të shprehet. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë që jemi më familje e madhe në të njëjtin ardhe, dhe askush të mos harrojë se demokracia nuk është sport me spektatorë, secili duhet të zbresë në fushë për të shënuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu