Pas ankesave të qytetarëve nga sheshi Skënderbej se nuk kishte më vaksina për të marrë dozën e dytë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 12.870 doza të Pfizer.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se numri i përgjithshëm i vaksinave të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në 773 mijë.
Rama:
“
Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 MIJË sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri
#VaksinimiNukNdalet
#ShqipëriaBuzëqesh“