Rama konferencë me Varhelyi: Zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin nga shpërndarja e vaksinave

0

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur nga Rinasi një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se komisioneri Varhelyi ka qenë në këtë kohë pandemie, zëri i arsyes në KE që Ballkani Perëndimor të mos mbetej jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave.

Rama solli gjithashtu në vëmendje se falë komisionerit për Zgjerim, KE u kthye në një motor solidariteti për planet e rimëkëmbjes dhe për vaksinimin e vendeve Evropiane.

“Sapo Përfunduam një takim miqësor. Edhe një herë komisioneri ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen për vendin tonë por edhe për rajonin duke qenë zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave. Ka arritur ta materializojë një punë të tijën disa mujore dhe me mbështetjen e presidentes Ursula von der Leyen duke përcaktuar 651,000 doza të vaksinës Pfizer të shpërndara për vendet e rajonit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu