Rama merr mesazh nga demokratja: Ne nuk luajmë bast me jetën e shqiptarëve

0

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se ka marrë një mesazh nga një demokrate e cila do votonte për PD sipas tij nëse nuk do mendonte se kush i ka zgjidhur hallin më të madh që kishte. Rama deklaroi se socialistët nuk vend bast me jetën e qytetarëve si kundërshtarët e tyre politikë.

“Të gjitha këto rrugë të ndryshme bashkohen këtu për vetëdijen dhe bindjen, vullnetin se nëse vajzat, gratë do të presin atë që ato duan ta bëjnë burrat, ky vend ka marrë fund. Bora është simbol i një gjenerate vajzash dhe djemsh që janë futur në universitetet më të mira të botës dhe kanë dalë me rezultate të shkëlqyera, Është te ajo pjesë që kthehet me bindjen e fortë se këtu nëse gjithçka që duhet e pamundur bëhet e mundur nëse njerëzit bëhen bashkë por edhe sepse këtu ka det, ka lumenj, ka histori që thithet përmes ajrit, jehona këngësh që vijnë përmes erës.

Nëse do nuk je kurrë vetëm. Pastaj në këtë rreth, në këtë rrjet, në këtë organizim familjar të politikës që është PS, mund të bësh diçka që është ushqim për shpirtin, të mos lësh askënd kurrë vetëm. Para pak ditësh më shkruante një grua dhe më thoshte unë jam e djathtë, kam halle, njërin prej fëmijëve e kam sëmurë dhe nëse nuk do mendohesha dy herë do votoja PD, por si mund ta votoj unë PD kur ti më ke shpëtuar nga halli më i madh që kam pasur, nga lekët që burri i humbte në baste dhe ishin mallkimi i shtëpisë sonë. Ky është dallimi mes nesh dhe PD.

Ne nuk jemi të përsosur, por ne bast me jetën e shqiptarëve nuk vëmë. Me të ardhmen e njerëzve tanë nuk vëmë. Ne bast me shkollën e fëmijëve nuk vëmë. Nuk luajmë bixhoz me të ardhmen, me bebet që sapo lindin, me ato që shkojnë në shkollë, me karrierën e mësuesve të mjekëve, infermierëve. Me punën e sipërmarrësve ne nuk luajmë bixhoz duke ardhur vërdallë, duke u premtuar të gjithëve njësoj. Blerja e PD është simetrike me blerjen që si në bixhoz, iu bëri Rrapush Xhaferri mendjeve të shqiptarëve duke i çoroditur “ Ti më jep një, unë të jap dy”.

Brenda një muaji unë t’i katërfishoj. Shqiptarët shesin shtëpi e bagëti për të shkuar të Rrapushi. Rrapushit i shtronin rrugën me sheqer. Edhe Lulit ia kishin shtruar rrugën me sheqer në Lezhë. Është shumë e rëndësishme që gratë që e dinë çfarë do të thotë të mbash fëmijët, të kujdesesh për burrin dhe prindërit duhet të marrin fatin e votës në dorë. Sepse askush më shumë dhe më mirë se gratë nuk e kupton çfarë do të thotë të dorëzohesh kur lodhësh. Ka vetëm një rrugë për t’u përballur, që është të vazhdosh, të punosh, të besosh e të punosh përsëri”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu