Rama publikon pamjet nga spitali i Fierit : Ja dhe hyrja e stallës…

0

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video se si duket nga brenda spitali i Fierit, i cili pritet që te hapet brenda pak ditëve, si një dhuratë elektorale që qeveria ka marrë nga presidenti turk Erdogan.

Rama ka dhe një koment për të gjithë personat që e krahasuan me një stallë kafshësh spitalin, dhe thotë se Shqipëria nuk do të ndalet dhe shumica që ai drejton do të punojë pa pushim.

“Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj. Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë. *Spitali Rajonal Memorial, Fier”, shkruan Rama.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu