Si të kuptoni që dhimbja e kokës tregon që jeni prekur nga Covid

0

Gjatë kësaj periudhe pandemie çdokujt mund t’i ketë ndodhur, që të frikësohet nga dhimbjet e kokës duke dyshuar nëse është ose jo i prekur nga covid-19/
Por si mund të dallojmë nëpërmjet dhimbjes së kokës nëse jemi të prekur ose jo nga Covid?
Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës tek të infektuarit me Covid-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.
Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.
Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:
∙ Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
∙ Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
∙ Ndodh në të dyja anët e kokë
∙ Mund të përkeqësohet kur përkuleni
Si ta dalloni që është migrenë
Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e Covid-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.
Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.
Simptomat më të zakonshme të COVID-19:
– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke
Simptoma të tjera:
– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu