“Range Rover” i bërë “shoshë” nga plumbat, si u ekzekutua “Kumbari” Bardhok Pllanaj

0

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt, rreth orës 21:10 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Dobraç i Ri në qytetin verior të Shkodrës. Sipas burimeve ndaj Pllanajt është qëlluar mbi 100 herë me breshëri kallashnikovi, ku shumë prej plumbave e kanë kapur në trup duke i marrë jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Bardhok Pllanaj lëvizte i vetëm në makinën e tij tip “Range Rover” ngjyrë e zezë , ku pas atentatit makina ka lëvizur në gjendje të lirë dhe është përplasur me oborrin e një biznesi anash rrugës. Fotot tregojnë se ndaj Bardhok Pllanajt është qëlluar pa mëshirë.

Policia lokale e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar kryeqendrën e veriut, por deri tani kanë gjetur vetëm një makinë të djegur.

Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe problemet në të shkuarën.Vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit, një makinë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Brenda makinës tip “Pasat” u gjetën edhe dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të qëlluar ndaj Bardhok Pllanajt.

Dyshohet se autorët e kanë ndjekur prej ditësh viktimën, ndërsa edhe para krimit e kanë mbajtur nën survejim ku më pas e kanë ndjekur dhe e kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu