Detaje të reja/ 44-vjeçari dhunonte bashkëshorten, i gjeneden në banes edhe armë

0

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Policia pas kallëzimit të bërë nga një bashkëshortja e Sh. K., se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe kanë bërë arrestimin e tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu