Rekord të vdekurish nga koronavirusi në Shqipëri

0

 

Si asnjëherë më parë në 24 orët e fundit është shënuar një rekord viktimash nga koronavirusi në Shqipëri. Ditën e sotme 7 pacientë kanë humbur jetën nga sëmundja. Një numër i tillë nuk ishte regjistruar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti në vendin tonë. Numri më i lartë i fataliteteve ka qenë gjashtë brenda 24 orëve, ndërsa rekordi edhe thyer sot duke e thyer në një të martë të zezë.

Rastet ditore janë sërish të larta, 284 në 24 orët e fundit nga 1278 testime që janë bërë në të gjithë vendin. Ndërkohë që gjithashtu është rritur numri i pacientëve në spital, sot ka pasur 5 shtrime më shumë duke e çuar numrin në total të atyre që po marrin mjekim në te Infektivi dhe Sanatoriumi në 285. Të shëruarit sot janë 103.

Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu