Librazhd/ Nëna e Ruzhdie Balliut me lot në sy kërkon kthimin e saj nga Siria: Dua cucën po qe gjallë

0

 

Me lot në sy 90 vjecarja Salushe Seferi, nëna e Ruzhdie Balliut, dhe vëllai i saj Shefqeti nga Librazhd Katundi, kërkojë rikthimin e saj në Shqipëri.

Siç tregojnë familjarët udhëtimit drejt Sirisë i Ruzhdies dhe bashkëshortit të saj kishte për qëllim kthimin e të birit Idajetit që kishte lënë shkollën e lartë në mes për t’iu bashkuar të ashtuquajturës luftë e shenjtë.

“Ajo më tha që do marr çunin, e dinin në shkollë.”

“Motra u nis të merrte çunin. E morën vesh që nga shkolla, çuni u nis në Siri. A ka ik me dashje, a ma rrëmbyen, nuk di gjë. Kemi çuar dokumente që të na kthehet motra.”

Ruzhdie Balliu së bashku me bashkëshortin Ali Balliun u nisën drejt Sirisë 6 vite më parë në kërkim të Idajeti, i cili ishte Krahu i djathtë i Muhaxherit. Por ata nuk mundën dot të takoheshin me të pasi kur mbërritën në Siri mësuan se i biri, aso kohe, vetëm 24 vjeç ishte vrarë.

Daja i Idajeti dyshon se atë e kanë vrarë shokët e tij.

“Me sa dimë ne e vranë shokët e tij se lufta sa kishte nisur. Thonë që nipi nuk donte të luftonte kur pa situatën atje.”

Familjarët e Ruzhdies thonë se sa mbaroi lufta, ajo u strehua në kamp dhe po presin me padurim të bashkohet me të.

Ndërsa për bashkëshortin e saj, Aliun nuk kanë informacion.

“Për Aliun nuk dimë në është gjallë apo jo. Thuhet se është në një kamp tjetër nuk dimë gjë për të.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu