RENEA “zbarkon” në Elbasan, aksion “blic”, në shënjestër personat e armatosur

0

Forcat special RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan për të bërë kontrolle “blic” ndaj personave të cilët sipas raportimeve mbajnë armë dhe lëvizin të armatosur gjatë gjithë kohës. Mësohet se janë shoqëruar 5 persona për verifikim në polici pas kontrollit në një lokal.

Në fokus të këtyre kontrolleve të befasishme janë arrestimet e personave të cilët kanë pasur problem të tjera me drejtësinë dhe të cilët në sajë të vëzhgimeve dhe ndjekjeve të bëra, mësohet se lëvizin nëpër Elbasan me armë në brez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu