Rënie inertesh e gurësh, shembje rruge dhe ndërprerje e energjisë elektrike/ Ja cilat janë dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut

0

Informacion date 01.02.2021

Në qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë qarkun dhe sipas të dhënave të Shërbimit Metereologjik gjatë 24 orëve kanë rënë 46mm shi.

Kemi pasur prani të inerteve, gurëve e aluvioneve në shumë prej akseve rrugore si dhe disa shembje në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhë, (rruga e vjetër Elbasan-Gramsh). Firmat kontraktuese kanë marrë masat dhe kanë pastruar akset rrugore nga materialet e rëna.

Po punohet aktualisht në aksin rrugor Gramsh-Poroçan në të cilën kemi shembje rruge dhe është krijuar problem në qarkullimin e mjeteve. Lumenjtë dhe përrenjtë kanë prurje që nuk janë problematike.

Nga hidrocentrali i Banjës njoftohemi se po bëhen shkarkime me 50m3/sek, kështu që bashkë me prodhimin kemi 150m3/sek shkarkime në lumin Devoll.

Në furnizimin me energji elektrike kemi ndërprerje të energjisë në disa pjesë të Nj.A Lunik, Orenje në bashkinë Librazhd, në Nj.A Tregan, Nj.A Shirgjan bashkia Elbasan, Nj.A Gostimë- Cerrik. Janë duke punuar punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu