Reshjet/ Rikthehet frikshëm përroi i Zaranikës, uji dëmton shtratin në disa vende (Foto, video)

0

 

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që përroi lumë i Zaranikës të sjellë sasi të mëdha uji. Bashkë më ujin, në shtratin e përroit vërshojnë edhe gurët dhe inertet që vijnë nga malet e që nuk depozitohen më në shtratin e digës pasi ajo prej vitesh është e mbushur me inerte.

 

Për pasojë, gurët dëmtojnë shtratin e përroit duke krijuar zgarvra të mëdha dhe duke rrezikuar edhe banesat dhe pallatet në të dy anët. Ndërsa në pjesën fundore, para se të derdhet në Shkumbin, Zaranika rrezikon të dalë nga shtrati e të përmbytë shtëpitë.

 

Për çdo vit në këtë përrua kryhen investime duke bërë riparimin e pjesëve të dëmtuara. Në 3 dekadat e fundit Zaranika ka “gllabëruar” qindra milionë lekë investime. Megjithatë asgjë nuk është e sigurtë. Zgjidhja e vetme mbetet ndërtimi i një dige të re që do të pengonte rrëshqitjen e gurëve dhe inerteve që dëmtojnë shtratin. Por deri më tani nuk janë siguruar asnjëherë fonde për këtë qëllim. Kështu rreziku dhe ankthi i banorëve do të vazhdojë të mbetet prezent. Infoelbasani.com

Nga Halit Hidri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu