Revolta e veçantë/ Banorët në Elbasan hidhen në protestë për aksidentet: Makinat po na hyjnë në banesë, merrni masa urgjente

0

Nuk durojnë dot më. Banorët e një lagje në Elbasan hidhen në protestë për një probleme tejet shqetësues; aksidentet.

Një përfaqësi e banorëve të lagjes “Brigada e 17 sulmuese” në Elbasan, të shqetësuar për numrin e lartë të aksidenteve kërkojnë ndërhyrjen në sinjalistikë nga autoritetet rrugore. Aksidentet sipas banorëve janë të shpeshta. I fundit u regjistrua dy netë më parë ku mbeti i plagosur rëndë një djalë 22-vjeç, i cili vijon të marrë mjekim në spital. Në vendngjarje janë ende të frëskëta gjurmët e aksidentit dhe xhamat e thyer.

 

Banorët shprehen të shqetësuar lidhur me situatën që vijon të ndodh në këtë lagje. Pranë ndodhen tre shkolla, një rrezik për fëmijët, të cilët duhet të kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën. Mbrëmjet janë më të rrezikshme për këmbësorët pasi automjetet kalojnë me një shpejtësi shumë të lartë, jashtë normave të lejuara. Banorët theksojnë se kjo rrugë është kryer në një burim aksidentesh dhe se ndihen të rrezikuar të gjithë jo vetëm në rrugë por edhe nëpër lokalet aty pranë.

 

“Në këtë rrugë nuk ka ditë të mos bëhen aksidente, jemi ankuar edhe tek policia për të vënë disa pengesa, që të bllokohet kjo rruga. Parmbrëmë për pak sa nuk vdiq një 22-vjeçar, nëse nuk do e ndihmonim ne duke ngritur makinën, ai do kishte vdekur, pasi e kishte zënë makina poshtë. Këtu në darkë ka një shpetësi skëterrë, si Formula 1, zhvillohen gara. Nuk është marrë asnjë masë, nuk dimë çfarë të bëjmë më tepër. Kjo rrugë është një burim aksidenti me shifra të pabesuseshme. Këtu ka tre shkolla dhe në mëngjes ka mbi 400 nxënës që kalojnë. Një natë desh na ka hyrë makina në lokal, po të mos ishte ajo pema do ishim të gjithë të vdekur. “– U shpreh një nga banorët e lagjes Brigada e 17 sulmuese në Elbasan.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu