Rrahmani nuk i mjafton Napolit, Barcelona kalon në çerekfinale!

0

SPANJE – Barcelona kualifikohet për në çerekfinale të Champions League pasi eliminoi Napolin duke e mundur edhe në ndeshjen e dytë në Spanjë me shifrat 3-1.

Pas fitores minimale 0-1 të spanjollëve në Itali, në këtë pjesë të parë katalanasit kanë arritur të hënojnë edhe dy gola. Në minutën e 15-të Lopez zhbllokoi sfidën dhe kaloi skuadrën e Xavit në avantazh.

Ende pa marrë veten nga goli i parë Napoli pëson edhe të dytin Brenda dy minutave, në të 17-tën Kanselo çon në 2-0 shifrat e ndeshjesh.

Gjithësesi nuk dorëzohet Napoli dhe është kapiteni i Dardanëve Amir Rrahmani ngushton diferencën e ndeshjes në 2-1 me golin e shënuar në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë ishte sërish Barcelona ajo që vulosi përfundimisht kualifikimin për në çerekfinale me golin e tretë të shënuar i shënuar nga Lewandowski për ti dhënë goditjen e fundit Napolit.

Pas të dyja ndeshjeve Barcelona kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-2, duke i dhënë fund aventurës së italianëve në këtë faze të Champions League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu