Rrëfimi tronditës i Miss-it shqiptar: ‘Kryen marrdhënie me mua kur isha 13-vjeçe’

0

Para pak ditësh në Tiranë u zhvillua “Miss Universe Albania&Kosova” dhe 19-vjeçarja Tuti Sejdiu ishte ajo që rrëmbeu çmimin si më e bukura e Kosovës. 19-vjeçarja nga Komuna e Gjilanit tregoi se këtë çmim ia dedikon babait të saj i cili ndodhet në burg prej disa vitesh, por drejtësia nuk ka funksionuar ende për të. Ajo tha se këtë çmim ia dedikon atij, i cili gjatë luftës për padrejtësinë që i kishin bërë përfundoi në burg.

Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im. Është sot në burg për mua sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat, Sejdiu ka treguar se kur ishte vetëm 13-vjeçe është trafikuar në Serbi nga një person që jeton përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm. Ndërsa tregoi se babai i saj edhe pse në burg ata nuk lejohen ta takojnë, as ta shohin duke shtuar se nuk e dinë as nëse është gjallë apo jo.

Në moshën 13-vjeçare jam trafikuar nga Kosova në Serbi dhe përdhunuar nga persona të ndryshëm, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi, për ata njerëz që janë munduar të ma marrin jetën dhe sot janë të lirë nuk janë në burg. Vetëm se ka kërkuar ndihmë për mua, babai nuk është pranë meje por në burg. Vetëm që kërkoi ndihmë për drejtësi, sepse drejtësi s’ka pas asnjëherë. Më e rënda është që unë nuk e di a është mirë, as nuk e lejojnë të na telefonojë, as ti japim rroba, as ta shohim. Nuk e di a është mirë, e them publikisht se do të luftoj për babin, jo për veten dhe do e vendos drejtësinë në vend.
Por jo vetëm kaq pasi historia e 19-vjeçares shqiptare bëhet edhe më tronditëse kur ajo tregon se është bullizuar për vite me radhe dhe se personat që ia kanë bërë këtë të keqe e kërcënojnë, ngacmojnë dhe i kanë ndaluar shkollën.

Të gjithë më kanë bullizuar, më kanë ofenduar dhe kjo kurorë është vlerë e madhe për mua se kam dëshmuar që jam femër e fuqishme, pranë familjes, pavarësisht sfidave që më kanë ndodhur. Njeriun e sfidon njeriu për një arsye dhe sfidon njerëzit e fortë. Për mua asgjë s’është e vështirë, vetëm do kem edhe pak durim që të vendoset drejtësia në vend. Prej 5-6 vitesh po luftojmë për drejtësi. Personi në fjalë që mi ka bërë ato gjëra, janë familjarët e tij në ato institucione, janë të korruptuar. I bëj apel gjykatave që vendosi dorën në zemër se sot më ka ndodhur mua, nesër i ndodh fëmijës tënd. Si mundesh të ndihesh ti? Unë jam e fortë, me mendje dhe zemër jam pranë tij. I njoh, të gjithë janë të lirë. Ai që ka qenë trafikuesi kryesor është dënuar me 3 vite burg, por nuk është marrë asnjë masë. Më kanë kërcënuar vite radhazi, më kanë ndaluar shkollimin institucionet, mi kanë ndaluar të gjitha. Këtë vit dua të filloj shkollën aty ku më ka mbetur, s’më vjen turp. Por fillimisht e kam prioritetin tek drejtësia.
Në fund ajo shtoi se personi që e ka trafikuar është komshiu i saj dhe se jetojnë me shtëpi përballë njëri-tjetrit. Ajo tregoi se edhe pse vetë ky person nuk është aty, familjarët e tij e ngacmojnë çdo ditë.

Ata persona i kam përballë shtëpisë time, janë fqinj me mua. S’ka ditë dhe natë që të mos bëjnë ndonjë reagim, sepse personi që më trafikoi nuk ndodhet aty, se di ku është. S’kam asnjë informacion, familjarët e tij më provokojnë, thonë edhe gjëra të pahijshme por mundohem të shoh rrugën time e të vazhdoj përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here