Zgjidhet zv.kryetarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, kush është gjyqtarja që merr postin e lartë

0

Është zgjedhur ditën e sotme zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës.Në mbledhjen e zhvilluar sot në mesditë është zgjedhur në mënyrë unanime zv.kryetare e Apelit gjyqtarja Valdete Hoxha.

Njoftimi i gjykatës:

Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami.

Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat tre vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu