Sekuestrohet afro 5 ton djathë “Guda” në Qafë Botë, arrestohet doganieri e dy të tjerë

0

Është sekuestruar afro 5 ton djathë të llojit Guda që po futej në Shqipëri pa dokumentacionin e nevojshëm. Në njoftimin e policisë bëhet me doje se K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër kanë kaluar këtë sasi djathi nëpërmjet Pikës Doganore Qafëbotë pa kryer veprimet përkatëse. Kjo gjë, sipas njoftimit zyrtar, është bërë me ndihmën e doganieri D. D., 48 vjeç. Të tre janë vënë në pranga, ndërsa djathi me peshë totale 4735 kg është sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastës, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin fusnin djathë “Guda” në territorin e vendit tonë me qëllim për ta tregtuar.

K.B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe D. D., 48 vjeç, banues në Sarandë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Qafëbotë.), u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë – Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se K. B. në bashkëpunim me J. H., kanë kaluar këtë sasi malli të nënprodukteve të qumështit nëpërmjet Pikës Doganore Qafëbotë pa kryer veprimet përkatëse. Gjithashtu dyshohet se D. D., me detyrë doganier ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar këta shtetas për të mos kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan malli ushqimor dhe automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu