Sërish mbi 1 mijë raste me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 4 viktima

0

Kosova ka regjistruar për të disatën ditë radhazi mbi 1 mijë raste me COVID-19. Këtë të dielë kanë qenë 1 mijë e 96 të infektuar. Po ashtu 4 pacientë kanë humbur jetën brenda 24 orëve te fundit dhe 53 qytetarë të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

Njoftimi i plotë:
15 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 7.854.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu