Shëndet/ Rregulli i artë i blerjes dhe përzgjedhjes së gjelit të detit

0

Kur vjen puna tek kjo e fundit, ekspertët thonë se gjeli ideal për familjen duhet të ofrojë rreth 450 gramë mish për çdo person në tryezë. Nëse nuk bleni dot një gjel të madh, më mirë do të ishte të blinit dy më të vegjël në madhësi. Dy gjela të vegjël piqen më lehtë se një i madh, sidomos nëse nuk keni pajisjen e duhur elektroshtëpiake.
Nëse blini mish të ngrirë, atëherë duhet të siguroheni që do t’i jepni 24 orë kohë që të shkrijë ngadalë brenda në frigorifer. Një gjel që peshon nga 3.5 deri në 5.4 kg duhet lejuar të shkrijë në frigorifer për të paktën 1 ditë. Një gjel që peshon nga 6 deri në 7.5 kg duhet lejuar të shkrijë në frigorifer për të paktën 2 ditë. Një gjel që peshon nga 8 deri në 10 kg duhet lejuar të shkrijë në frigorifer për të paktën 4 deri në 5 ditë Një mënyrë tjetër për shkrirjen e mishit është që ta fusni në një enë të madhe të mbushur me ujë të ftohtë, të cilin duhet ta ndërroni çdo gjysëm ore.
Por, mishi duhet të jetë në paketimin përkatës dhe lëkura nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin. Kjo mënyrë është 8 deri në 10 herë më e shpejtë se shkrirja në frigorifer. Menjëherë sapo gjeli të ketë shkrirë, ai duhet pastruar.
Ja si mund ta pastoni siç duhet gjelin e detit
Pas gjeli i detit të jetë shkrirë, duhet të hiqni paketimin dhe të shpëlani shpendin me ujë të ftohtë së brendshmi dhe së jashtmi. Më pas, ai duhet tharë me letër kuzhine ose napë të pastër pambuku. Gjatë kësaj kohe, nuk duhet të prekni me duar asnjë ushqim dhe as një enë tjetër. Sigurohuni që keni pastruar vendin e gatimit me ujë dhe uthull, keni larë duart dhe tharë ato përpara nisjes së gatimit dhe prekjes së ushqimeve të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu