Sherr me thika në Maliq, plagosen dy persona, konfliktin e nisi 35-vjeçari

0

35-vjeçari është shoqëruar dhe në komisariat për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se është personi që ka nisur konfliktin.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur në Maliq. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç.

Të dy janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikutt për jetën. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, 35-vjeçari është shoqëruar dhe në komisariat për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se është personi që ka nisur konfliktin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu