Tjetërsimi i 10 mijë m2 tokë në Sarandë/ Gjykata lë në burg noterin dhe përfituesin, për të tjerët arrest shtëpie

0

Në masën arrest me burg u lanë noteri Aleko Anagnosti si dhe përfituesi Fredi Merkuri me afat 45 ditë.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në fuqi masën e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Sarandës 6 të arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals të 10 mijë m2 truall në Sarandë.

Në masën arrest me burg u lanë noteri Aleko Anagnosti si dhe përfituesi Fredi Merkuri me afat 45 ditë. Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarandë dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.

Ndërkohë që katër të fundit do te vazhdojnë te qëndrojnë ne masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do te dalin serish para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim te masës se sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë ne 4 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu