Shkodra nuk gjen paqe, çfarë po ndodh me Bardh Spahinë dhe Ilir Beqajn

0

 

Shkodra është një nga qarqet më interesante sa i takon garës ndërmjet kandidatëve të së njëjtës parti, ku deri në momentet që flasim, kur janë numëruar 244 kuti nga 411 qendra votimi në total, Bardh Spahia, i cili renditet i shtati në listë, ka shanse që të thyejë herësin duke siguruar një vend në parlamentin e ardhshëm.

Spahia ka siguruar derimë tani 4598 vota nga 9 400 që i duhen për të thyer herësin dhe për të spostuar Zef Hilën që pozicionohet në vendin e 5-të në listën e partisë. Mbetet për tu parë sesi do të vijojë gara mes tyre, pasi ende nuk dihet nëse janë hapur zonat ku secili prej tyre ka pasur më shumë ndikim.

Në kampin e socialistëve, Ilir Beqaj duke parë shifrat e deritanishme duket se e ka të pamundur që të thyejë Benet Becin që renditet i treti në listë, ndërkohë që e para e socialistëve në Shkodër, Edona Bilali ka marrë derimë tani 1689 vota. Në rast se ajo nuk do të ishte renditur e para në listë nga Edi Rama, Beqaj, Stërkaj dhe Beci do të kishim marrë mandate të sigurta.

Për të thyer herësin një prej kandidatëve në listën e PS-së i duhen më shumë se 10 mijë vota, dhe teks shihet trendi, Beqaj e gjen veten jashtë Kuvendit, me shpresën se dikush prej kolegëve të tij shkodranë do të bëhet ministër, për ti hapur atij rrugën si deputet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu