Shkrimi prekës i babait për 15-vjeçarin, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari: “Vdiq dhe zemra ime pa ty”

0

Babai i 15-vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë pasi u vra me thikë nga bashkëmoshatar në Prizren ka bërë një shkrim prekës në Facebok.

“Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi. Inshalla Biri jem zoti na takon në xhenet. Se vdiq edhe Zemra jeme paty o shpirti babit”, shkruajti i ati i trishtuar.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme dhe i riu ndërroi jetë, pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të shkaktuar nga goditja me thikë.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shokët dhe të afërmit e viktimës kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë ngjarje, mëngjesin e nesërm në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu