Shoferi humb kontrollin, automjeti bie në përrua në aksin Elbasan-Funar, dy të lënduar

0

Një automjet është rrëzuar në një përrua në aksin Elbasan-Funar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para së të dielës ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë, ndërsa dyshohet që drejtuesi i automjetit të ketë humbur kontrollin.

Mësohet se dy personave në makinë u është dhënë ndihma e parë pas më shumë se gjysmë orë pas aksidentit për shkak të distancës dhe terrenit të vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu