Shokuese/ Mevlani e pranon : Po, jam i martuar në Gjermani

0

Kohët e fundit rrjeti ka “zier” nga lajmi se Mevlani është i martuar në Gjermani dhe pikërisht kjo ka qenë një ndër temat që është disktuar në episodin e sotëm të programit “Për’puthen”.

Nëpërmjet rubrikës së pyetjeve nga publiku, Mevlani tha se ka qenë i martuar për letra, por Ledjana ka qenë e informuar për këtë gjë. Ai e pranoi këtë fakt pa zbuluar detaje të tjera.

Kujtojmë se në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita ditës dyshja afrohen akoma më shumë bashkë. Në rrjete sociale ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.

Ditë më parë, Ledjana i surprizoi të gjithë kur i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të fortë. Ajo i dhuroi një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “të dua”. Kjo është hera e parë që Ledjana i thotë Mevlanit “të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë. Madje ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here