Shqiptari bën denoncimin e çuditshëm: Kam mbjellë kanabis në shtëpinë time

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një qytetar nga Prishtina ka denoncuar veten e tij në polici, pasi iu tha efektivëve se kishte mbjellë kanabis në shtëpinë e tij.

Efektivët i kanë shkuar në banesë dhe kanë gjetur 5 bimë kanabis të mbjella, me gjatësi 5-90 centimetër. Gjithashtu në shtëpi janë gjetur edhe 2 paketime me substancë narkotike të llojit marijuanë.

Pasi është marrë në pyetje, qytetari që denoncoi veten është lënë i lirë. “Prishtinë, 24.07.2021-10:00. I dyshuar mashkull kosovar ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike. Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatësi -5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu