Aksidenti tragjik i autobusit kosovar, polici kroat: Është aksidenti më i rëndë që kam parë

0

Një autobus me të cilin po udhëtonin rreth 60 shqiptarë të Kosovës nga Frankfurti për në Prishtinë është aksidentuar në Kroaci, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur të paktën 30 të tjerë.

Një prej policëve që ndodhet në vendin e ngjarjes është shprehur për median vendase se ky është një nga aksidentet më të rënda që ka parë, ndërsa nuk konfirmoi nëse mes viktimave kishte edhe fëmijë.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha efektivi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu