Si e lufton virusin Covid vaksina/ Ja ç’duhet të dini

0

Vaksina e zhvilluar nga Pfizer për të luftuar koronavirusin është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe.

Por si e lufton koronavirusin kjo lloj vaksine që vepron me anë të ARN-së transportuese?

Vaksina e Pfizer është një lloj i ri injeksionesh që quhet “mRNA vaccine”. Në këtë rast, një fragment i vogël kodi gjenetik nga virusi përdoret për ta mësuar trupin e njerëzve që ta luftojë Covid-19 dhe të ndërtojë imunitet.

Kjo është hera e parë që një vaksinë me m-ARN aprovohet për t’u përdorur tek njerëzit, edhe pse u është injektuar pjesëmarrësve në teste klinike, shkruan BBC, përcjell abcnews.al

Skema më poshtë, shpjegon sesi vepron vaksina tek personi që i injektohet.

1- Shkencëtarët marrin një pjesë të kodit gjenetik të virusit ose ARN, që u mëson qelizave se çfarë të ndërtojnë. Më pas ata e fusin materialin e marrë në lipide në mënyrë që të kalojë në qelizat e trupit.

2- Substanca e krijuar i injektohet pacientit

3-Materiali i vaksinës futet në qelizat e trupit dhe i komandon që të prodhojnë proteinën në formë “kunje” të koronavirusit.

4-Sistemi imunitar prodhon antitrupa dhe aktivizon qelizat T për të shkatërruar qelizat e infektuara.

5-Nëse personi të cilit i është bërë vaksina infektohet me koronavirus, antitrupat dhe qelizat T janë gati për ta luftuar sëmundjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu