Skeleti i gjetur në Greqi i përket një shqiptari, mediat: Ka qenë në burgun e Patrës

0

GREQI- Skeleti i gjetur një ditë më parë në rrugën Mourikiki, Thebë, në Greqi i përket një shqiptari. Mediat greke shkruajnë se është bërë identifikimi i tij, por nuk ia bëjnë ende publik emrin. Ato shkruajnë së bëhet fjalë për një persona që ka qenë i burgosur vite më parë në burgjet e Patrës për çështje droge. Në vitin 2011 ai është liruar dhe nuk është arrestuar më.

Për t’i shkruar deri në fund hetimit, autoritetet do të marrin një mostër të ADN-së nga vëllai i tij dhe do ta krahasojnë atë me ADN-në e të vdekurit.

Sipas deklaratës së vëllait, komunikimi i tyre i fundit ka qenë një muaj më parë dhe prej atëherë nuk kanë folur më, gjë që i përforcon dyshimet e autoriteteve.

Mjekët nuk kanë arritur ende të zbulojnë nëse vdekja e tij ka ardhur si pasojë e ndonjë vrasjeje apo për shkaqe të tjera. Konkluzionet për këto dyshime pritet të zbardhen pas analizave të specializuara që do t’i bëhen skeletit në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu