“S’më ke dhënë floririn”. I nxori rrobat e nuses nga shtëpia. Çfarë ndodhi dy ditë para vrasjes së ish dhëndrit nga ish vjerri

0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në vendin tonë ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

2 ditë para vrasjes autori dhe viktima ishin konfliktuar me njëri tjetrin, pasi ky i fundit i kishte nxjerrë rrobat nga shtëpia ish nuses së tij,

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje Mexhiti ka pretenduar se rrobat e së bijës mungonin, dhe mes tyre dhe disa bizhu floriri nuk ishin.

Në deklaratën e tij para grupit hetimor autori i kësaj ngjarje Mexhit Picari thekson se ka qenë vetëm në lokal kur ka ndodhu ngjarja, por nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë duket se ka qenë i shoqëruar nga vajza e tij dhe ish bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj.

Gjithashtu ai ka deklaruar se para ngjarjes Kudreti sapo ka hyrë në lokal e ka ofenduar atë dhe të bijën dhe në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë e më pas ka ikur me taksi nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu