Spitali Librazhd, personeli mjekësor neglizhon orarin e punës

0

Spitalet  në qytetin e Librazhdit kanë një funksion të rëndësishëm, pasi mbulojnë shërbimet për një numër të madh banorësh. Për shkak të largësisë të spitaleve më të specializuara pacientët janë të kushtëzuar t’i marrin shërbimet në këto spitale.

Por në  një vëzhgim të bërë nga InfoWebTV në spitalin e Librazhdit ndodhej vetëm  roja I spitalit i cili na informoi se në institucionin shëndetësor në ato momente present ishte vetëm mjeku roje, i cili iu përgjigjej individëve ose rasteve urgjente, madje edhe ai ndodhej në kafenenë pranë institucionit.

Në momentin e ardhjes mjeku roje na informoi se infermierët dhe mjekët e tjerë largohen nga spitali rreth ores 14:00, çka do të thotë se për një kohë të gjatë në spital qytetarët duhen të bëjnë “vetëshërbim”.E ndërsa mjeku infeksionist gjendej në spital vetëm në oraret zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu