Sulmi me dron në Moskë, Kremlini: Akt terrorist

0

Situata mes Ukrainës dhe Rusisë është tensionuar edhe më shumë pas sulmit me dron në Moskë në orët e para të mëngjesit. Kremlini ka akuzuar Ukrainën për sulmin duke e cilësuar një akt terrorist.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se po studion incidentet e sulmit me dron në kryeqytetin e vendit. Sipas informacioneve, disa ndërtesa janë dëmtuar  dhe disa dron janë rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes.

Gjithashtu sipas informacioneve nuk raportohet për viktima.

“Sot në mëngjes, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist me dronë kundër objektivave në qytetin e Moskës”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

Sulmi i sotëm është ndoshta më i madhi kundër Moskës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar.

Rikujtojmë se më 3 maj, Kremlini u sulmua me dron, një sulm për të cilin Moska fajësoi Ukrainën, e cila nga ana e saj mohoi akuzat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu