Sulmi në veri/ “Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm”, Rama: Ulja e flamurit serb në gjysmë shtizë, karshillëk ilegal

0

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët u ndal te situata e krijuar në veri të Kosovës. Sipas kryeministrit Rama, Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal. Sipas tij Serbia duhet të hapte një hetim serioz dhe të pavarur në lidhje me sulmin ku mbeti i vrarë polici Afrim Binjaku. 

Me tej Rama e quajti një karshillëk ilegal, vendimin e Serbisë për të shpallur një ditë zie për sulmuesit që qëlluan ndaj policisë së Kosovës.

“Serbia duhet të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. U provokua nga grupi kriminal serb dhe jo nga policia e Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë. Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal.

Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, por të një efektivi të policisë, që u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin, është karshillëk sa ilegal nga ana e grupit kriminal aq edhe institucional nga ana e Serbisë. Kërkon dënim me zë të lartë.– tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu