Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut! Merr mandatin për formimin e qeverisë teknike

0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi sot mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare.

Xhaferi në pranimin e mandatit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ai gjithashtu theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.

Të shtunën mandatari teknik do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe të votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e sigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu