Talebanët mësyjnë drejt Kabulit, SHBA nis evakuimin e qytetarëve

0

Talebanët kanë filluar të hyjnë në periferi të Kabulit, i cili ishte i vetmi qytet që kishte mbetur në duart e qeverisë.

“Reuters” raporton se talebanët po mësyjnë në Kabul nga të gjitha anët dhe duke cituar zyrtarë të NATO-s bën me dije se anëtarë të stafit të BE-së janë zhvendosur në një vend më të sigurt.

Ky sulm vjen ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Sot në mëngjes ata u dërguan në aeroport, ku u panë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.

Ishte Presidenti amerikan Joe Biden i cili dje autorizoi dërgimin e 5,000 trupave shtesë në Afganistan për t’u siguruar që ne mund të kemi një tërheqje të rregullt dhe të sigurt të personelit amerikan dhe personelit tjetër aleat dhe një evakuim të rregullt dhe të sigurt të afganëve që ndihmuan trupat amerikane gjatë misionit të tyre dhe atyre në rrezik të veçantë nga përparimi i talebanëve.

Sot talebanët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç lindor, pa luftë, ndërsa një ditë më parë bastionin verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu