Të gjitha detajet e vrasjes së Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj grek, një ngjarje që shokoi Greqinë, por jo vetëm

0

Pak përpara orës 6 të mëngjesit më 11 maj kur sirenat e policisë thyen qetësinë e agimit të qytezës Glyka Nera, në periferi të Athinës, makinat blu u futën në rrugicën e ngushtë ku të çonte në shtëpinë e Charalambos Anagnostopoulos dhe bashkëshortes së tij Caroline Crouch.

Policia u dërgua atje nga një telefonatë e një fqinji të çiftit, sipas të cilit ishte marrë në telefon nga Charalambos që fliste me një zë të mbytur rreth diçkaje që kishte shkuar tmerrësisht keq.

Kur oficerët u futën brenda, u përballën me skena që i përngjanin filmave horror: një qen i mbytur dhe i varur në një parzmore, trupi i Caroline i shtrirë në shtrat, me lecka rrobash që kishin mbuluar gojën e saj, dhe vajzën 11-muajshe pranë saj.

Ndërsa në dysheme, me sy dhe duar të lidhur në një nga shtyllat e shtratit ishte Charambalos, i njohur ndryshe me emrin Babis. I hutuar dhe i shqetësuar, pyetja e tij e parë kur u lirua nga oficerët ishte të pyeste nëse gruaja e tij ishte mirë.

Historia shpërtheu shpejt, titujt e së cilës mbërritën në të jgithë botën: një grabitje e bujshme, një nënë e vrarë para syve të fëmijës së saj, dhe babai i gjorë që dëgjonte dhunën ndaj gruas së tij, duke mos ditur fatin e saj.

Pas kaq shumë kohësh, detektivët thonë që ishte i gjithi një trillim i hollësishëm, i gatuar nga vetë Babis. Ai e dinte mirë se ajo kishte vdekur, pretendojnë ata, sepse ishte ai që e vrau, duke e mbytur për vdekje pas një zënke gjatë së cilës ajo e urdhëroi të dilte nga shtëpia dhe se donte divorcin.

Policia thotë se dyshoi për të që në fillim, pavarësisht se i mbante lojën narrativës së tij të grabitësve në mënyrë që mos e trondisnin. Por dy ditë më parë kishte ardhur momenti: Ata shkuan ta merrnin gjatë një shëbrimi përkujtimor për Caroline-n, me pretendimin se kishin nevojë për të që të identifikonte një të dyshuar të ri, pa zbuluar se i dyshuari ishte në të vëretetë vetë ai.

Pas një përqafimi të shkurtër e emocional me nënën e Caroline, ai u kthye me policinë në Athinë ku u mor për 8 orë në pyetje nga policia, e cila thotë se rezultoi me një rrëfim të plotë për ngjarjen.

DËSHMIA E PARË

Babis tha se tre persona të armatosur me pistoleta hynë në shtëpinë e tyre rreth orës 5 të mëngjesit ndërsa një i katërt qëndroi jashtë si roje. Ata vranë qenin e familjes, më pas lidhën vetë atë dhe torturuan Caroline-n për një orë që ajo të zbulonte vendndodhjen e gjërave me vlerë të familjes, para se ta mbysnin atë. Hajdutët morën stoli me vlerë deri në 21 mijë paund dhe u larguan.

Qeveria greke lëshoi një shpërblim prej 258 mijë paund për informacione lidhur me ngjarjen që u përhap në të gjithë botën.

“Dëgjova gruan time që bërtiste pasi e lidhën në shtrat, ne bërtisnim që mos të na lëndonin. Vajza jonë qante, gruaja ime po ashtu ndërkohë që dy prej hajdutëve kërkonin në të gjithë shtëpinë për para dhe bizhuteri. Papritur ata u larguan nga dhoma dhe zërin e gruas nuk e dëgjoja më. Shpresoj që askujt mos t’i ndodhë kjo që na ndodhi ne, ishte një makth i vërtetë,” rrëfeu Babis.

Kjo dëshmi binte ndesh me ekzaminuesit mjekësorë që thanë se shumica e grabitësve nuk kanë në qëllim vrasjen, por kushdo që ka vrau Caroline-n e ka pasur këtë si qëllim kryesor.

Në deklaratat e para për shtyp që Babis dha përpara shtëpisë së tij, derdhte lot, e fërkonte fytyrën duke u hequr si i shokuar mbi atë që kishte ndodhur.

“Më e rëndë se vdekja e Caroline, është se vajza jonë nuk do e njohë kurrë mamanë e saj,” thoshte ai për mediat.

Shumë persona u shoqëruan në polici, u lanë të lirë, u rimorën në pyetje lidhur me ngjarjen e madje u vunë edhe përballë vetë Babis.

Pamjet më dramatike ishin në momentin kur policia tashmë ishte e bindur se vrasësi i 20-vjeçares ishte vetë bashkëshorti i saj, dhe ky i fundit në një ceremoni përkujtimore në varrin e saj, përqafon të ëmën e të resë dhe duke derdhur lot.

RRËFIMI I VRASJES

Ishte momenti kur policia e “gënjeu” se do e pyeste për një të dyshuar ndërkohë që do i vinte prangat njëherë e mirë Babis për vrasjen makabre. Sherri nisi me mesazhe teksa njëri ishte në katin më poshtë, dhe Carolina në katin më lart.

“Idiot”, është kjo fjala me të cilën i drejtohet Caroline në një prej mesazheve dhe më pas Babis ngjitet lart ku sherri intensifikohet edhe më shumë. Divorci e largimi nga shtëpia ishin fjalë te fundit të thëna nga Carolina para se Babis të merrte jastëkun dhe ta mbyste.

Aty iu desh kohë të krijonte alibinë sikur gjithçka kishte ndodhur nga grabitësit. “Nuk doja të shkoja në burg, sepse kam vazjën për të rritur,” rrëfeu në polici ai. E humbi komplet toruan, pasi Carolin e shau “idiot” thotë një prej dedektivëve. Prej aty mori pamjet filmike të kamerave para se të vriste të shoqen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu