Rama bën lëvizjen e papritur/ Po e kërkon Ministrin e Brendshëm tek opozita parlamentare, kush është deputeti të cilit i ka kërkuar që të drejtojë rendin

0

Vrásja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, pak ditë më parë nga një efektiv policie detyroi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj që të japë dorëheqjen nga ky post.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se ministri i Brendshëm i ka paraqitur dorëheqjen, ndërkohë që qindra qytetarë ishin dyndur në shesh duke kërkuar largimin e Lleshajt, e tashmë kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Teksa kanë kaluar disa ditë që nga largimi i Lleshajt, ende kreu i qeverisë nuk ka zgjedhur në emër që të drejtojë Ministrinë e Brendshme, por burime nga mazhoranca bëjnë me dije se Rama po kërkon që ministrin ta zgjedhë nga opozita parlamentare.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë i ka bërë kërkesë zyrtarisht deputetit Halit Valteri që të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, por ky i fundit ende nuk i ka kthyer një përgjigje.

Një ndër emrat e tjerë të përfolur nga radhët e opozitës parlamentare është edhe deputeti Myslim Murrizi.

Gjatë afro tetë vitesh qeverisje, Kryeministrit Rama i është dashur të pranojë dòrëheqjet e tre ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt për ákuzát e ngritura ndaj tyre, i pari si i implikuar me familjarët e tij në trafik nárkotikësh, ndërsa i dyti për shkak të vëllait të tij, i cili u dorëzua në Itali për të kryer një dënim të pa èkzèkutuar.

Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vrásjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, por që sipas Lleshajt po kërkohej si sebep për të djegur Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu