Java e parë e dhjetorit nis me kthjellime, por më pas pritet të kemi rikthim të vranësirave.
Meteorologia Adiola Bani, ka bërë me dije se e marta do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë orëve të para të mëngjesit.
“Dita e sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta. Do të kemi kthjellim gradual të kushteve të motit pas mesditës, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke bërë që dita e martë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.
Sot vlerat ditore do të luhaten nga -2 në zonat malore ndërsa maksimumi do të jetë 15 gradë celsius. Në zonat malore presim që vlerat minimale të shkojnë në -5 gradë celsius. Edhe Tirana do të jetë e ftohtë. E marta do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, por duke filluar nga e mërkura do të kemi rritje graduale.
Pra nga e mërkura presim mot të paqëndrueshme, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi rënia të pakta dëborë. Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shoqërohen nga vranësira të shpeshta”, sqaron meteorologia.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





