“Të mbyllet TikTok”/ Vetëvrasjet pas shantazheve me foto, Karamuço: Fëmijët po bëhen të dhunshëm

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka propozuar që të mbyllet përkohësisht rrjeti social TikTok deri në forcimin e masave për sigurinë.

Eksperti tha se rrjetet sociale, veçanërisht Tik Tok po provokon kriminalitet dhe nga viti i shkuar, këtë vit ka rritje me 160% të krimeve kibernetike.

“Të nisim nga shkolla në 9-vjeçare edukimin qytetar një kre për higjienën kibernetike, të mësohen mos të shohin modele të gabuara. Sot trendi i rinisë është nga influncerët me rekorder kriminale, na janë bërë fëmijët të dhunshëm. Duhet të krijojmë edhe perimetrin virtual. Shkaku kryesor janë rrjetet sociale të pakontrolluara.

Mbyllja e Tik Tok që ka provokuar kriminalitet. Nga vjet në këtë vit ka rritje 160% të krimeve kibernetike, ankesa pafund dhe për të përballuar këtë fluks të madh që po vjen. Institucionet duhet që të shpallin një moratorium për bllokimin e rrjeteve të tilla, ose fjalë kyçe. Duhet të bllokohen qendra fake, qendra masazhi në Tik Tok, paratë false, trafikimi i qenieve njerëzore, ka ngarkesë të pakontrolluar, mes krimit të organizuar. 600 mijë llogari ka mbyllur Italia.

Sikurse moratorium për gjuetinë, për lundrimin, lojërat e fatit, hajde ta bllokojmë derisa të forcojmë institucionet. Unë mendoj që është e përkohshme. Na kanë dalë jashtë kontrollit”-u shpreh Karamuço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu