Të qeshura dhe lot në orën 05:40, deputeti i Lushnjes zgjon sallën e parlamentit

0

Deputeti i Lushnjes Sajmir Korreshi duke analizuar situatën e vështirë dhe mjerimin e famileve shqiptare sipas tij, gjatë diskutimit kur ora shënonte 05:40 e mëngjesit ka “zgjuar nga gjumi deputetët të cilët kanë filluar të qeshurat me lot

Por gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të ‘zgjoheshin’ nga gjumi dhe të shpërthenin në të qeshura.

“Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur- tha ndër të tjera deputeti i Lushnjës.

Por siç duket ankesat e tij nuk u janë dukur edhe aq të rëndësishme deputetëve të tjerë të sallës, përfshirë kryedemokratin Lulzim Basha dhe deputetin e PS-së, Damian Gjiknurin të cilët janë “shkrirë” së qeshuri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu