Zyrtarisht Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë

0

Çifti më i përfolur i momentit i dha fund aludimeve që po krijoheshin për ta.Ditën e sotme,Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen.

Në deklaratën e tyre,tashmë tronditëse për publikun,çifti ka treguar se nuk do të jenë më bashkë por marrëdhënia e tyre funksionon më mirë si miq.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”– është shprehur dyshja.

Mësohet se tradhëtia e Alex Rodriguez ishte arsyeja pse kjo marrëdhënie u përça.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu