Tenton t’i vërë zjarrin vetes në mes të qytetit/ “Jemi të gjithë të papunë”

0

Mëngjesin e kësaj të hëne një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një grua 60-vjeçare ka tentuar t’i vendos zjarrin vetes dhe në sheshin kryesor të qytetit.
Fatmirësisht, policia ka arritur ta neutralizojë shtetasen me iniciale F.G., e cila është shprehur se këtë vendim e kishte marrë nga gjendja e rëndë ekonomike.
“Jemi të gjithë pa punë, nuk kemi asnjë të ardhur në shtëpi. Asnjë nuk më dëgjon, ndaj do t’i vë zjarrin vetës”, është shprehur 60-vjeçarja.
Sakaq nga njoftimi paraprak i policisë raportohet se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu