“Ti ulërije por unë nuk vija dot te ty”, bomba i vrau nënën dhe katër vëllezërit, 6-vjeçarja bashkohet me të atin

0

Një vajzë e vogël nga Gaza i ka mbijetuar sulmit tragjik izraelit që shkatërroi i shtëpinë duke vrarë nënë e saj dhe katër motrat e vëllezërit.

6-vjeçarja Suzy Eshkuntana, është bashkuar tashmë me babanë e saj pasi u nxorr e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj dhe u dërgua në spitalin “Shifa” në Gaza.

Vajza kishte qëndruar për shtatë orë e bllokuar në rrënoja.

“Më fal bija ime, ti ulërije por unë nuk vija dot te ty”, tha babai i saj Riyad Eshkuntana pasi mjekët e sollën atë në shtratin pranë tij.

Shtëpia e familjes palestineze u godit nga predha e një avioni izraelit dje në Gaza, në një valë të re sulmesh ku zyrtarët vendas të shëndetësisë thanë se 42 njerëz u vranë, 10 prej të cilëve fëmijë. Numri total i një javë bombardime në Gaza është tashmë 192 njerëz, shumë prej të cilëve fëmijë.

Izraeli thotë se po sulmon grupin militant islamist Hamas që kontrollon zonën e populluar rëndë të Rripit të Gazës, dhe ka lëshuar deri tani rreth 2000 raketa drejt Izraelit duke shkaktuar disa të vrarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu