Tjetër sulm i përgjakshëm në shkollë/ 30-vjeçari hyn me thikë në klasë dhe godet dy nxënëse

0

Një tjetër sulm i përgjakshëm ka ndodhur në një shkollë ditën e sotme, vetëm disa orë pas masakrës me 10 viktima në Serbi.

Dy nxënëse të moshës 7 dhe 8 vjeç u plagosën rëndë, kur një burrë i sulmoi me thikë në një shkollë në zonën Neukeln të Berlinit, Gjermani.

Sipas informacioneve të “SPIEGEL”, autori i dyshuar është një 30-vjeçar, i cili u arrestua në vendin e krimit.

Nuk është bërë e ditur nëse autori dhe viktima kanë pasur lidhje, teksa sipas raportimeve disa fëmijë ishin dëshmitarë të aktit.

Sipas një raportimi të gazetës “Bild”, autori mësohet se ka pritur policinë në shkollë dhe paraprakisht dyshohet se ai është i sëmurë mendor dhe të mos ketë asnjë lidhje me viktimat.

Ky sulm vjen pak pas ngjarjes tronditëse në Serbi, ku një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë, duke vrarë 8 nxënës, një mësues dhe rrojen e shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu