Tjetër tragjedi në rrethin familjar të 28 vjeçares shtatzëne që humbi jetën nga Covid. Ndahet nga jeta edhe mbesa e saj

0

COVID-19 i mori jetën dy netë më parë edhe 28-vjeçares Emanuela Dalipi, e cila ishte shtatzënë.

Ajo ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila ka publikuar foton e të bijës në Facebook teksa shkruan:

“U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”.

Një tjetër familjar i saj ka reaguar teksa shkruan se:

“Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”.

Në fakt Ema, tre vjet më parë ka humbur vajzën e tezes Blertën.

Blerta Pepa, humbi jetën në maj të vitit 2017 në moshën 16 vjeçare. Blerta Pepa ka qënë një emër i dëgjuar pasi ka qënë pjesëmarrëse në spektaklin e fëmijëve, “Gjeniu i Vogël”.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në këmbë për shkak të një dëmtimi në orën e fizkulturës por nuk mundi të dalë nga ndërhyrja kirurgjikale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu