Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze 20-vjeçare me origjinë nga Tropoja, por me banim në Gjakovë.
Lajmi është publikuar prej mediave kosovare, ku bëhet me dije se viktima është identifikuar si Suela Gusterani Pepa, e cila nuk mundi dot ta fitonte betejën me virusin teksa po kurohej në spitalin e Gjakovës.
“Covidi i merr jeten vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë. Ngushllime familjes dhe të gjithë farefisit. U prehsh në paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi bëhet nesër në ora 16:00 në fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga familja.
Duket se vala e katërt e Covid-19 po përhapet me shpejtësi ne Kosovë dhe Shqipëri, ashtu sikurse në të gjithë botën, ku dëshmi e kësaj është dhe rritja galopante e rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve, përfshirë dhe moshat e reja.